​Fetahu pranon se e mendoi dorëheqjen nga kreu i FBK-s, por ja pse nuk e bëri
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Fetahu pranon se e mendoi dorëheqjen nga kreu i FBK-s, por ja pse nuk e bëri
Arben-Fetahu-200726
21/07/2026 - 13:09
Linku u kopjua

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka zbuluar në emisionin SportCast se pas humbjes ndaj Shqipërisë kishte menduar seriozisht të jepte dorëheqje, duke theksuar se e ndjeu përgjegjësinë morale për rezultatin, pavarësisht se nuk kishte rol të drejtpërdrejtë në aspektin sportiv të ndeshjes.

Ai theksoi se nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për humbjen ndaj Shqipërisë, edhe pse nuk është marrë drejtpërdrejt me organizimin apo përgatitjen e ekipit.

“Instinkti im i parë, edhe ajo që unë iu kam thënë në veturë, në kthim prej Prizrenit, domethënë unë dua me mendu fuqishëm, a të vazhdoj a jam unë kryetar i federatës, a jo. Natyrisht, kjo është instinkti i parë, se unë s'mund të mos marr përgjegjësi për ndeshjen ndaj Shqipërisë, se unë nuk kam aty përgjegjësi objektive, domethënë jo pse unë jam marrë me organizimin, jo pse unë jam marrë me motivimin e lojtarëve, por për shkak se atë përgjegjësi e ndjej, e ndjej mbi supet e mia. Nëse unë nuk jam marrë drejtpërdrejt me ndonjë prej këtyre parametrave, atëherë ndoshta dështimi është për faktin se s'jam marrë me ato. Po sidoqoftë, e ndjej përgjegjësinë për të. Edhe kam thënë që po të ishte federata në një gjendje më të mirë financiare sot, gjasat që s'kisha qenë sot kryetar i federatës, kishin qenë 50-50. Por marrë parasysh problemet me të cilat përballet financiarisht federata sot edhe problemet e telashet të cilat i kemi, e kam ndjerë që nuk është e ndershme me u tërheq”, zbuloi Fetahu.

Kujtojmë se Kosova pësoi humbje nga Shqipëria dhe Sllovakia në kualifikimet për Eurobasket 2029, rezultate që i dhanë fund shpresave për avancim. Pas këtyre dy humbjeve erdhën reagime të shumta në opinionin sportiv, ndërsa Fetahu ka pranuar se kishte menduar seriozisht për dorëheqje, por vendosi të vazhdojë në krye të Federatës së Basketbollit të Kosovës, duke vlerësuar se largimi i tij nuk do t'i shërbente institucionit në një periudhë të vështirë financiare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026