Fer Volley është shpallur kampion i Kosovës në volejboll në kategorinë e femrave në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën, pasi në finalen e pestë dhe vendimtare mposhti Ferizajn me rezultat 3-1, duke fituar serinë finale me 3-2.
Ndeshja filloi më mirë për Ferizajin, ku fituan setin e parë 22/25, por Fer Volley reagoi menjëherë duke barazuar me një set të dytë të luftuar 25/23, derisa në vazhdim, kampionet në fuqi morën kontrollin e lojës, duke fituar setin e tretë 25/20 dhe duke ruajtur qetësinë në momentet vendimtare të setit të katërt për ta mbyllur 25/22.
Kupën e kampionit e dorëzuan presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci dhe nënkryetari i Ferizajt Lulzim Aliu, të cilën e pranoi kapitenja Gresa Raçi, derisa çmimin MVP e fitoi Daryna Onischenko, e cila e pranoi trofeun nga presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci
Kjo finale solli një rivalitet të jashtëzakonshëm mes dy skuadrave ferizajase.