​Dy ndeshje interesante sot në Superligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
superliga
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Xhiro e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll u hap të martën me ballafaqimin ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, ndeshje e cila përfundoi me barazim 3-3.

Ndërkohë sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të kësaj xhiroje ku ballafaqohen Dukagjini me Suharekën dhe Llapi me Feronikelin, raporton KosovaPress.

Suhareka u rikthye te fitorja në fundjavë duke e mposhtur Prishtinën pasi paraprakisht kishte regjistruar tri disfata, derisa Dukagjini vjen në këtë sfidë me një formë më të mirë pas fitores ndaj Llapi dhe barazimit me Ballkanin.

Llapi ndërkohë luan ndaj Feronikelit vetëm për fitore pas ka dy humbje radhazi dhe një disfatë tjetër do t’i largonte ata jashtëzakonisht shumë nga gara për titull.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024