​“Dardanet” zbresin sonte në parket, sfida e parë kundër Armenisë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​“Dardanet” zbresin sonte në parket, sfida e parë kundër Armenisë
basket-femrat
23/06/2026 - 15:10
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, në konkurrencën e femrave është gati për sfidën e parë në “FIBA Women’s European Championship for Small Countries 2026”, turne që po zhvillohet në Pejë.

“Dardanet” e Kosovës do ta nisin sonte rrugëtimin e tyre në këtë kampionat me përballjen ndaj Armenisë, ndeshje që fillon nga ora 19:00 në palestrën sportive “Karagaç”.

Ky turne evropian do të mbahet nga 23 deri më 28 qershor 2026 në Pejë, ndërsa Kosova synon ta nisë me fitore para tifozëve vendas.

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë në “Karagaç”, aty ku përkrahja për vajzat e Kosovës nuk do të mungojë në ndeshjen hapëse të kampionatit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026