​Cole: Messin do ta vëmë në gjumë, Anglia shkon në finale
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Cole: Messin do ta vëmë në gjumë, Anglia shkon në finale
Cole
13/07/2026 - 08:50
Linku u kopjua

Ish-mesfushori i Anglisë, Joe Cole, beson se “Tre Luanët” kanë gjithçka që u nevojitet për ta eliminuar Argjentinën dhe Lionel Messin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026.

Duke folur në podcastin “The Rest is Football”, Cole u shpreh me shumë besim se Anglia do ta gjejë mënyrën për ta neutralizuar kapitenin argjentinas, i cili po zhvillon edhe një tjetër Botëror të jashtëzakonshëm. “Do ta vëmë Lionel Messin në gjumë. Anglia do të shkojë në finale. Kemi shumë cilësi dhe besoj se do ta fitojmë këtë ndeshje”, deklaroi ish-reprezentuesi anglez.

Përballja mes Anglisë dhe Argjentinës pritet të jetë një nga duelet më të mëdha të këtij Botërori, ndërsa Messi do të përballet për herë të parë në karrierën e tij me kombëtaren angleze në një ndeshje zyrtare.

Në anën tjetër, Anglia vjen në këtë takim pas fitores ndaj Norvegjisë, ndërsa Argjentina siguroi kualifikimin duke mposhtur Zvicrën, duke e bërë gjysmëfinalen një përballje mes dy pretendentëve kryesorë për trofeun.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026