​Botërori 2026 merr frymë, sot nuk zhvillohet asnjë ndeshje
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Botërori 2026 merr frymë, sot nuk zhvillohet asnjë ndeshje
Boteroriiiii
08/07/2026 - 07:51
Linku u kopjua

Pas përfundimit të fazës së 1/8 së finales, Kupa e Botës 2026 hyn në një ditë pushimi, pasi sot (8 korrik) nuk është paraparë të zhvillohet asnjë ndeshje. Organizatorët kanë lënë një ditë pa futboll para nisjes së çerekfinaleve, ku tetë kombëtaret e mbetura do të vazhdojnë garën për trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror.

Pas dueleve dramatike të fazës së 1/8 së finales, janë kompletuar edhe katër çiftet çerekfinaliste. Franca do të përballet me Marokun, Spanja do të luajë ndaj Belgjikës, Norvegjia do të sfidojë Anglinë, ndërsa Argjentina do të ketë përballë Zvicrën.

Çerekfinalet do të nisin më 9 korrik dhe pritet të sjellin katër përballje spektakolare, nga të cilat do të dalin katër gjysmëfinalistët e Botërorit 2026.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026