​Berisha mund të transferohet te Barcelona
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Barcelona duket se do t’i duhet të nisë punën për të gjetur një portier, pas dëmtimit të rëndë që mori Marc-Andre ter Stegen në ndeshjen e fundit në kampionat. Siç bëjnë me dije mediat, katalanasit kanë nisur menjëherë nga puna, ku emrat që përfliten janë Keylor Navas dhe Loris Karius, të dy pa skuadër.

Por media e njohur katalanase, “Mundo Deportivo”, i ka sugjeruar Barcelonës edhe portierin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha. 35-vjeçari kuqezi është pa skuadër që nga fundi i sezonit të kaluar dhe ende asnjë klub nuk ka arritur ta bindë, teksa prestigjiozja katalanase e sheh atë si një opsion të mundshëm për ekipin e Hansi Flick.

“Një karrierë e gjatë në Serie A dhe e padiskutueshme prej vitesh në kombëtaren shqiptare. Skuadra e tij e fundit ishte Empoli”, shkruan në përshkrimin e Berishës “Mundo Deportivo”.

Gjithashtu në sondazhin e hapur nga portali, gardiani kuqezi deri tani ka marrë 192 vota, duke u renditur në vendin e 8-të nga 10 portierët e sugjeruar, teksa vendi i parë mbahet nga Keylor Navas. /Tch/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024