​Benfika konfirmon se Real Madridi do të paguajë 15 milionë euro për Mourinhon
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Benfika konfirmon se Real Madridi do të paguajë 15 milionë euro për Mourinhon
Jose Mourinho
10/06/2026 - 11:03
Linku u kopjua

Trajneri portugez, José Mourinho, është shumë pranë rikthimit në stolin e Real Madrid, pasi Benfika ka konfirmuar se klubi madrilen do të paguajë 15 milionë euro për të liruar teknikun nga kontrata e tij. Sipas njoftimit të klubit portugez, marrëveshja është arritur pas interesimit të shprehur nga presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez.

Mourinho pritet të nisë mandatin e tij të dytë në “Santiago Bernabéu”, 13 vjet pasi u largua nga gjiganti spanjoll. Gjatë periudhës së parë në Madrid, nga viti 2010 deri në vitin 2013, ai fitoi titullin e La Ligës, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Benfica ka bërë të ditur se klauzola e lirimit të trajnerit arrin në 15 milionë euro, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se Mourinho tashmë ka mbërritur në Madrid për të finalizuar detajet e rikthimit të tij. Real Madridi ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar për emërimin e portugezit, por klubi portugez e ka konfirmuar largimin e tij dhe ka nisur procedurat për zëvendësimin me Marco Silva.

Rikthimi i Mourinhos vjen pas dy sezoneve pa trofe madhorë për Real Madridin, me drejtuesit e klubit që shpresojnë se “Special One” do ta rikthejë skuadrën në majat e futbollit spanjoll dhe evropian.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026