​Barcelona në ankth për rikuperimin e De Jongut, frikësohet nga përsëritja e rastit Ansu Fati
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Barcelona në ankth për rikuperimin e De Jongut, frikësohet nga përsëritja e rastit Ansu Fati
frenkie de jong
25/07/2026 - 17:18
Linku u kopjua

Barcelona po e përcjell me kujdes procesin e rikuperimit të mesfushorit Frenkie de Jong, pasi kapiteni i klubit ka pësuar një dëmtim në ligamentin anësor të gjurit dhe ka zgjedhur të mos i nënshtrohet menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale.

Klubi katalunas shpreson që rikuperimi i holandezit të ecë sipas planit, por sipas raportimeve të “SPORT”, brenda Barcelonës ekziston shqetësimi se situata mund të komplikohen nëse trajtimi fillestar nuk sjell rezultatet e pritshme.

Frika e drejtuesve të Barcelonës lidhet me mundësinë që, në rast të mungesës së përmirësimit, operimi të bëhet i pashmangshëm, gjë që do ta zgjaste edhe më shumë periudhën e mungesës së De Jongut nga fushat e blerta.

Situata ka rikthyer kujtimet e rastit të Ansu Fatit, i cili në vitin 2022 kishte refuzuar ndërhyrjen kirurgjikale pavarësisht se klubi e konsideronte atë si zgjidhjen më të mirë. Edhe pse u rikthye në aksion, dëmtimet e vazhdueshme e penguan të rikthehej në nivelin e tij më të mirë.

Barcelona nuk dëshiron që një skenar i ngjashëm të përsëritet me kapitenin e saj. Klubi thuhet se ka mbetur i pakënaqur edhe me Federatën Holandeze të Futbollit dhe trajnerin Ronald Koeman, pasi De Jong vazhdoi të luante në Kupën e Botës 2026 pavarësisht shqetësimeve fizike.

Megjithatë, trajtimi konservativ është një mundësi e zakonshme për këtë lloj dëmtimi dhe shumë futbollistë arrijnë të rikthehen pa pasur nevojë për operacion. Për këtë arsye, Barcelona shpreson që rikuperimi i De Jongut të zhvillohet pa komplikime.

Mesfushori holandez pritet të monitorohet nga afër në javët e ardhshme, ndërsa klubi katalunas pret me interes reagimin e trupit të tij ndaj procesit të rehabilitimit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026