Barcelona befason tifozët me sulmuesin e ri
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Barcelona befason tifozët me sulmuesin e ri
Barcelona po vazhdon kërkimet për një sulmues të ri, ndërsa objektivi kryesor mbetet Julián Álvarez i Atlético Madrid. Megjithatë, drejtuesit katalanas po shqyrtojnë edhe alternativa në rast se transferimi i argjentinasit nuk realizohet.
Sipas raportimeve të mediave italiane, në listën e Barcelonës është futur edhe sulmuesi slloven Benjamin Šeško, i cili aktualisht aktivizohet te Manchester United. Klubi spanjoll e sheh 23-vjeçarin si një opsion rezervë nëse dështon tentativa për të siguruar shërbimet e Alvarezit.
Barcelona po planifikon të investojë fuqishëm në merkaton e verës dhe po kërkon një sulmues që në të ardhmen mund të marrë rolin e qendërsulmuesit kryesor të skuadrës. Ndërkohë, Alvarez vazhdon të konsiderohet prioriteti absolut, por vështirësitë në negociata me Atlético Madridin kanë bërë që katalanasit të mbajnë të hapura edhe pista të tjera.
Šeško, i cili iu bashkua Manchester Unitedit në verën e vitit 2025, konsiderohet një nga sulmuesit më premtues në Evropë falë kombinimit të forcës fizike, shpejtësisë dhe aftësisë realizuese.
KosovaPress