Shqipëria triumfon ndaj Kosovës në Prizren
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shqipëria triumfon ndaj Kosovës në Prizren
New Project - 2026-07-02T205331.846
02/07/2026 - 20:55
Linku u kopjua

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll ka shënuar një fitore të madhe si mysafire ndaj Kosovës me rezultat 89-82, në ndeshjen e vlefshme për parakualifikimet e EuroBasket.

Ndonëse pjesa e parë ishte tejet e barabartë dhe "Dardanët" shkuan në pushim me një avantazh minimal, kuqezinjtë treguan një fytyrë tjetër në dy çerekët e fundit, duke përmbysur gjithçka falë një loje kolektive mjaft efektive.

Ky triumf i Shqipërisë u ndërtua mbi një qarkullim të shkëlqyeshëm të topit, gjë që pasqyrohet edhe në statistika, ku mysafirët regjistruan plot 22 asistime kundrejt vetëm 14 të Kosovës, si dhe u treguan më të saktë në gjuajtjet për tre pikë.

Në aspektin individual, Shqipëria u udhëhoq drejt fitores nga Breein Tyree, i cili shkëlqeu me 25 pikë të shënuara, i ndihmuar mjaft mirë nga Xhoel Gaxho me 17 pikë dhe Elvisi Dusha që shtoi 14 të tjera.

Në radhët e Kosovës, lojtari më efikas ishte Dardan Berisha me 28 pikë, i pasur nga Drilon Hajrizi që mbylli takimin me një dëshmi tjetër të fortë nën kosh prej 19 pikësh e 15 kërcimesh, por që në fund nuk mjaftuan për të shmangur disfatën shtëpiake në këtë përballje vëllazërore.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026