Mesfushori francez i Romës, Manu Kone, vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm në Premier Ligë gjatë afatit kalimtar të verës.
Futbollisti 25-vjeçar zhvilloi një sezon të suksesshëm me Romën, ndërsa paraqitjet e tij me Kombëtaren e Francës në Kupën e Botës për Klube kanë tërhequr vëmendjen. Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, e ka vlerësuar lart mesfushorin, duke deklaruar se ai po zhvillon një Kupë të Botës shumë të mirë.
Klubi nga Birminghami po kërkon një zëvendësues në mesfushë, pasi Youri Tielemans lidhet me një kalim të mundshëm te Manchester United. Në anën tjetër, “Djajtë e Kuq” synojnë të përforcojnë repartin e mesfushës me një lojtar që mund të zëvendësojë Casemiron dhe të sjellë më shumë forcë fizike dhe siguri në aspektin defensiv.
Ndërkohë, Kone konsiderohet si një profil ideal për futbollin anglez falë kombinimit të cilësive teknike dhe fuqisë fizike. Raportimet bëjnë të ditur se Roma e vlerëson kartonin e tij rreth 50 milionë euro, megjithëse klubet angleze pritet të tentojnë të negociojnë një çmim më të ulët.Mbetet të shihet se cili prej dy klubeve do të arrijë të sigurojë shërbimet e mesfushorit francez, i cili pas paraqitjeve të mira në Bundesligë dhe Serie A konsiderohet i gatshëm për sfidën e radhës në Premier Ligë.
KosovaPress