​Arsenali shqyrton shkëmbimin Gyokeres – Alvarez
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Arsenali shqyrton shkëmbimin Gyokeres – Alvarez
alvarez-gyokeres
15/07/2026 - 12:09
Linku u kopjua

Arsenali po shqyrton mundësinë që sulmuesi suedez Viktor Gyokeres të përfshihet në një marrëveshje për transferimin e Julian Alvarez nga Atletico Madridi.

Klubi londinez e ka diskutuar këtë opsion gjatë kontakteve fillestare me Atleticon, megjithëse ende nuk është vendosur nëse Gyokeres do të nxirret në shitje.

Julian Alvarez mbetet objektivi kryesor i Arsenalit për repartin ofensiv, ndërsa Atletico raportohet se kërkon rreth 150 milionë euro për kartonin e sulmuesit argjentinas.

Alvarez do t’i përshtatej skuadrës së Mikel Artetës, duke e cilësuar atë si një sulmues me cilësi të larta në shënim, krijim dhe angazhim në lojë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026