​Ancelotti flet për rikthimin e Neymarit
Botërori 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Ancelotti flet për rikthimin e Neymarit
neymar-ancelotti
24/06/2026 - 10:18
Linku u kopjua

Trajneri Carlo Ancelotti konfirmoi këtë të martë, gjatë një konference për shtyp në stadiumin “Hard Rock” në Miami, se pritja ka mbaruar për Neymar ai do të përfshihet në skuadër për ndeshjen kundër Skocisë, në raundin e fundit të Grupit C në Botëror.

I rikuperuar nga dëmtimi i pulpës së këmbës që e mbajti jashtë dy ndeshjeve të para në Kupën e Botës, numri 10 është rikthyer dhe është i disponueshëm në një moment vendimar për ekipin.

“Neymar është i disponushëm. Ai u stërvit mirë gjatë javës, u përgatit mirë për ndeshjen. Jemi shumë të lumtur që ai është rikthyer. Me cilësinë e tij, ai mund ta ndihmojë ekipin”, deklaroi trajneri italian.

Neymar, pritet të rikthehet në Selecao pas një mungese të gjatë. Ende nuk ka një vendim se sa gjatë do të luajë, por pritet që ai të inkuadrohet për rreth 15 minuta, për të rifituar formën fizike përpara fazës eliminatore.

“Ai mund të luajë. Unë mund të luajë 90 minuta duke ecur. Ai mund të luajë, është mirë. Është stërvitur shumë mirë. Jam shumë i kënaqur me të”, tha Ancelotti.

Brazili dhe Skocia përballen me njëra-tjetrën sonte, në raundin e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026