​Aliti: Lojërat Mesdhetare 2030 duhet t'i lënë Prishtinës një stadium modern
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Aliti: Lojërat Mesdhetare 2030 duhet t'i lënë Prishtinës një stadium modern
Besim Aliti
13/07/2026 - 13:07
Linku u kopjua

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga stadiumi "Iacovone" në Taranto, i cili është rindërtuar në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Përmes një postimi në Facebook, Aliti theksoi se stadiumi përfaqëson një investim që nuk do t'u shërbejë vetëm Lojërave Mesdhetare, por edhe qytetit të Tarantos, i cili numëron rreth 185 mijë banorë. Ai vlerësoi se infrastruktura e tillë sportive krijon vlerë afatgjatë për komunitetin dhe zhvillimin e sportit.

Duke iu referuar organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, Aliti shprehu shpresën që edhe kryeqyteti i Kosovës të përfitojë një stadium modern të këtij niveli. Sipas tij, një investim i tillë do të ishte një trashëgimi e rëndësishme për sportin kosovar dhe për gjeneratat e ardhshme.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026