Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar sot një aksion inspektues në komunat veriore të Kosovës, në kuadër të kontrolleve për zbatimin e kushteve të punës dhe masave të sigurisë në sektorin e ndërtimtarisë, raporton KosovaPress. Sipas inspektoratit, janë evidentuar disa mangësi që lidhen me organizimin e hapësirës së punës, sigurinë dhe dokumentacionin.
Një nga inspektimet është realizuar në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicën e Veriut, ku inspektorët kanë verifikuar gjendjen në një punishte ndërtimore dhe respektimin e obligimeve ligjore nga ana e punëdhënësit.
“Në vazhdën e inspektimeve të planifikuara sipas vendimit të Ministrisë dhe në aksionin në ndërtimtari në nivel të Kosovës, sot jemi caktuar në rajonin e Mitrovicës Veriore, ku do të inspektohen disa lokacione, të cilat paraprakisht i kemi verifikuar dhe i kemi të përcaktuara. Përveç këtyre lokacioneve, do të inspektohen edhe vende të tjera nëse gjatë vëzhgimit inspektorët hasin në ndonjë aktivitet”, tha Mustafa-Berisha.
Gjatë kontrollit në vendpunishte në “Kodrën e Minatorëve”, inspektori Fatmir Halili tha se janë evidentuar disa mangësi që lidhen me organizimin e hapësirës së punës, sigurinë dhe dokumentacionin.Gjatë kohës së fundit, në Kosovë kanë ndodhur disa vdekje në vendin e punës, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë.