​Agjencia e Sportit po konsolidohet
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Agjencia e Sportit po konsolidohet
Volejboll 1
23/06/2026 - 15:20
Linku u kopjua

Ka hyrë në fuqi Rregullorja (ZKM) Nr. 09/2026 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Agjencinë e Sportit, duke vendosur bazat e organizimit dhe funksionimit të institucionit më të ri përgjegjës për zhvillimin e sportit në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit, rregullorja përcakton strukturën organizative, përgjegjësitë institucionale dhe kornizën e funksionimit të Agjencisë së Sportit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në konsolidimin e saj.

Institucioni vlerëson se mbi këtë bazë do të ndërtohet një agjenci profesionale, efikase, transparente dhe e orientuar drejt rezultateve, në shërbim të sportistëve, federatave, klubeve sportive dhe gjithë komunitetit të sportit në vend.

Po ashtu, rregullorja krijon parakushtet për rritjen e llogaridhënies, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në sektorin e sportit, me synimin për të mbështetur zhvillimin e sportit dhe realizimin e objektivave strategjike të Republikës së Kosovës në këtë fushë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026