Shtetet e Bashkuara besojnë se presidenti rus Vladimir Putin po “dezinformohet” nga këshilltarët e tij se sa keq po performon ushtria ruse në Ukrainë dhe ndikimin e sanksioneve në ekonominë ruse, thotë një zyrtar amerikan për CNN.
“Ne besojmë se Putini po keqinformohet nga këshilltarët e tij se sa keq po performon ushtria ruse dhe se si ekonomia ruse po gjymtohet nga sanksionet, sepse këshilltarët e tij të lartë kanë shumë frikë t'i thonë të vërtetën”, tha një zyrtar amerikan.
Zyrtari shtoi se SHBA ka informacion që tregon se Putin është bërë i vetëdijshëm për dezinformatat, duke çuar në një përçarje midis tij dhe zyrtarëve të lartë të mbrojtjes.
“Ne kemi informacione se Putin është ndjerë i mashtruar nga ushtria ruse. Tani ka një tension të vazhdueshëm midis Putin-it dhe (Ministrisë së Mbrojtjes), që rrjedh nga mosbesimi i Putin-it në udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes”, tha zyrtari amerikan.