Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Kosova është bërë vend i zymtë dhe ndarja kombëtare ka arritur nivele të paimagjinueshme për shkak të qeverisjes së të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, LDK sonte ka zbuluar listën e 110 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Abdixhiku ka theksuar se lista zgjedhore përmban njerëzit e duhur për udhëheqje të duhur shtetërore.
Ai zotuar se me LDK-në në pushtet koeficienti qysh javën e parë do të jetë 150 euro. Ndërsa ka përmendur edhe disa nga kryetarët e komunave kandidatë për deputetë - Gazmend Muhaxheri – Pejë, Imri Ahmeti - Lipjan, Sokol Haliti – Viti dhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi.
LDK në garën për zgjedhjet nacionale do t’i ketë edhe pesë kandidatë nga mërgata - dy nga Zvicra, dy nga Gjermania dhe një nga Austria.