Zyrtare, Roma vendos për të ardhmen e De Rossit
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Daniele De Rossi do të vazhdojë të jetë trajner Romës edhe pas këtij sezoni. Ky është vendimi që ka marr klubi romak së fundit, vendim i cili është dhënë përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.

“Pas takimit të djeshëm pasdite me Daniele De Rossin, ne jemi të kënaqur të njoftojmë se ai do të vazhdojë si trajner i AS Roma pas këtij sezoni dhe për të ardhmen e parashikueshme. Në mandatin e tij të shkurtër si kryetrajner, ndikimi pozitiv që lidershipi i tij ka sjellë në të gjithë klubin ka treguar historinë e vet”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Daniele udhëheq me respekt dhe kurajo, ndërsa forca dhe besimi i tij i rrënjosur në klub janë vërtet në përputhje me vlerat, qytetin dhe tifozët e pashembullt të Romës. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku sa më shumë që të jetë e mundur për të ofruar një të ardhme që tifozët e AS Roma e meritojnë”, thuhet më tutje në deklaratë.

De Rossi e mori drejtimin e klubit pas largimit të Jose Mourinhos, dhe që atëherë ka udhëhequr këtë skuadër drejt rezultateve pozitive në Serie-A dhe Ligën e Evropës. Në këtë të fundit Roma është në fazën çerekfinale, aty ku so do të përballet me Milanin në ndeshjen e dytë, derisa të parën e ka fituar me rezultat 1-0.

Në tabelën e Serie-A, Roma është e pesta me 55 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024