Zyrtare: Piotr Zielinski, lojtari më i ri i Interit
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Interi ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Piotr Zielinskit, i cili ishte lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Napolin skadoi.

Reprezentuesi polak ra dakord për kushtet personale muaj më parë dhe nënshkroi një marrëveshje deri në qershor të vitit 2028, raporton KosovaPress.

Ai e kaloi praktikisht të gjithë karrierën e tij në Itali, fillimisht erdhi në ekipin e të rinjve të Udineses në vitin 2011, më pas me një periudhë huazimi te Empoli nga viti 2014 në 2016.

Zielinski u shit te Napoli për 16 milionë euro në verën e 2016 dhe qëndroi atje për tetë vjet, duke fituar titullin e kampionit të Serie A dhe Kupën e Italisë.

Mesfushori mbushi 30 vjeç në maj dhe ishte pjesë e skuadrës së Polonisë që mori pjesë në EURO 2024, e eliminuar në fazën e grupeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024