Zyrtare: Nagelsmann nënshkruan kontratë të re me Kombëtaren e Gjermanisë
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Julian Nagelsmann ka nënshkruar një kontratë të re me Kombëtaren e Gjermanisë, lajm ky që nënkupton që ai nuk do të rikthehet te Bayern Munichu.

Nagelsmann së fundmi thuhej se mund të rikthehej te Bayerni, pasi që Tuchel të largohet në fund të sezonit, por kjo gjë nuk do të ndodhë, raporton KosovaPress.

Tani, Nagelsmann foli pas rinovimit të kontratës me Gjermaninë.

“Ky është një vendim nga zemra. Është krenari që e kam mundësinë të jem trajner i kombëtares dhe të punojë me lojtarët më të mirë të shtetit. Me paraqitje plot sukses dhe pasion ne kemi shansin që të inspirojmë të gjithë shtetin, gjithashtu edhe dy fitoret kundër Francës dhe Holandës në muajin mars më prekën mua. Ne duam të luajmë ndeshjet si vendas në Evropian së bashku, më pas jam duke shikuar përpara drejt një sfide në Kupën e Botës së bashku me stafin tim të trajnerëve”, tha Nagelsmann.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024