Zyrtare: Liga e Kampionëve prezanton topin për ndeshjet eliminatore (FOTO)
Lexohet për: 1 min.
17-Zyrtare
1 vit më parë
Linku u kopjua

Liga e Kampionëve edhe zyrtarisht i rikthehet aksionit javën e ardhshme.

14 shkurti sinjalizon rikthimin e garës më prestigjioze evropiane, me dy ndeshje tejet interesante që zhvillohen atë natë në kuadër të fazës eliminatore, raporton KosovaPress.

Kampioni italian, AC Milan dhe skuadra angleze Tottenham do të përballen në stadiumin “San Siro”, kurse po në të njëjtën ditë do të kemi duel gjigantësh mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.

Dy ndeshje të tjera do të zhvillohen të nesërmen, respektivisht më 15 shkurt, ku Benfica është mysafire e Club Brugge ndërsa Borussia Dortmundi e pret në shtëpi Chelsean.

Ndërkaq, Liga e Kampionëve tani ka prezantuar edhe topin me të cilin do të zhvillohen ndeshjet eliminatore.

Atë e gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025