Primozh Gliha do të jetë trajner i Kombëtares së Kosovës duke e pasuar kështu francezin Alain Giresse.
Vendimi erdhi nga mbledhje e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
“Kësisoj, pas diskutimeve të arsyeshme, KE i FFK-së vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet Primozh Gliha, derisa atij do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards. KE i FFK-së ka vendosur që t’ia besojë drejtimin e Dardanëve ekipit të brendshëm të trajnerëve që tashmë janë të angazhuar në ekipet kombëtare. Ata njëherësh do të qëndrojnë në ekipet e grupmoshave që i drejtojnë, por do të jenë të angazhuar për të ndihmuar përzgjedhësin Gliha në Kombëtaren A.”, thuhet më tutje.
FFK pritet që gjatë ditëve të ardhshme të zyrtarizojë emërimin e përkohshëm të trajnerit slloven.