Zyrtare: Kurti drekon sot me Macronin, në Paris
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zyrtare: Kurti drekon sot me Macronin, në Paris
Kurti Macron
27/03/2026 - 11:20
Linku u kopjua

Kryeministri i  Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të ketë sot takim dhe drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Njoftimi erdhi nga zyra për informim e qeverisë, e cila konfirmoi se shefi i  ekzekutivit udhëtoi sot për Paris.

Ky udhëtim dhe ky takim, është i  pari i  Kurtit që kur e mori mandatin e tretë si kryeministër.

Zyra për informim nuk ka dhënë detaje për agjendën, por mbrëmë presidenti i  Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke u krenuar se ka informata ekskluzive për takimin, tha se Kurti do t’i prezantojë dy kërkesa para Macronit.

Sipas tij, e para që është që Franca ta kushtëzojë Serbinë të mos përdorë armë kundër shqiptarëve dhe e dyta: të mbështesë propozimin që NATO-ja të largohet nga Zona e Sigurisë Tokësore në kufirin me Serbinë dhe që Forcat e Sigurisë së Kosovës ta marrin përsipër këtë detyrë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026