Zyrtare, kompletohet shitja e Chelseat
Lexohet për: 1 min.
5-Chelsea
2 vite më parë
Linku u kopjua

Roman Abramovich ka zyrtarizuar shitjen e Chelseat dhe kompanitë te një grup investimesh të udhëhequr nga Todd Boehly dhe Clearlake Capital.

Procesi i shitjes filloi më 2 mars, kur Abramovich njoftoi synimin e tij për ta shitur klubin pas 19 vjet suksesi të pronësisë.

Në shitjen e klubit, miliarderi rus përcaktoi se pronari i ri duhet të jetë një kujdestar i mirë i klubit, të ardhurat neto nga shitja duhet të dhurohen për bamirësi dhe se ai nuk do të kërkonte shlyerjen e borxheve të dhëna për anëtarët e klubit.

Pas këtij njoftimi, Bordi i Drejtorëve dhe stafi i klubit filluan menjëherë punën për transaksionin e shitjes.

Raine, një bankë tregtare globale e zgjedhur nga pronari për të drejtuar procesin e shitjes, përcjellë KosovaPress.

Abramovich u përball me një numër të madh sanksionesh nga Britania e Madhe pas invazionit rus në Ukrainë pasi ai u konsiderua si njeri i afërt me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025