Zyrtare, Irani tërhiqet nga Botërori
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zyrtare, Irani tërhiqet nga Botërori
Kombëtarja e Iranit nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që do të mbahet këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanadë.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Ministri i Sportit, Ahmad Donyamali, i cili deklaroi se aktualisht "nuk ekziston asnjë kusht" që mundëson pjesëmarrjen e tyre, për shkak të konfliktit të ashpër me vendin pritës, SHBA-të, dhe Izraelin. Ky vendim vjen pas tensioneve u shtarake në rajon dhe vrasjes së liderit suprem të Iranit, ngjarje që sipas zyrtarëve iranianë e bëjnë të pamundur dërgimin e skuadrës në territorin amerikan.
Ky largim lë një boshllëk të madh në Grupin C, ku Irani ishte planifikuar të përballej me Zelandën e Re, Belgjikën dhe Egjiptin.
Edhe pse Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, kishte marrë garanci nga Donald Trump se ekipi iranian do të ishte i mirëpritur, qeveria e Teheranit ka zgjedhur bojkotin definitiv.
Tërheqja e një prej fuqive kryesore të futbollit aziatik vetëm tre muaj para nisjes së turneut pritet të sjellë ndryshime emergjente nga FIFA për plotësimin e vendeve të mbetura bosh në grupet e Los Angeles dhe Seattle.
KosovaPress