Eden Hazard e ka njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Belgjikës.
31 vjeçari ka vendosur që të mos jetë pjesë e një cikli tjetër kualifikues drejt Kampionatit Evropian në vitin 2024, dhe Kupës së Botës në vitin 2026, raporton KosovaPress.
“Sot un mbylli një kapitull. Faleminderit për dashurinë tuaj. Faleminderit për përkrahjen e padiskutueshme. Faleminderit për momentet e gëzimit që i kemi ndarë që nga viti 2008.
Sot unë vendosa që t’i jap fund karrierës sime me kombëtaren. Gjenerata e re është e ardhshme. Do të më mungoni tej mase”, shkroi Hazard në “Instagram”.
Duke i dhënë fund karrierës së tij te Belgjika pas eliminimit në Katar, ish-ylli i Chelseat ka fituar 126 ndeshje me kombëtaren duke regjistruar 33 gola dhe 36 asistime mbi emrin e tij.
Hazard mbajti shiritin e kapitenit te Belgjika në 56 ndeshje.