Interi ka rinovuar zyrtarisht kontratën me mesfushorin Nicolo Barella deri në qershor të vitit 2029, duke u bërë italiani më i paguar në Serie A.
Burime të shumta pohojnë se marrëveshja ishte arritur tashmë në janar gjatë ecurisë së tyre të suksesshme në Superkupën e re të zgjeruar të Italisë, raporton KosovaPress.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, marrëveshja e re vlen 6.5 milionë euro në sezon plus shtesa për të arritur në 7 milionë euro në vit.
Kjo është një rritje në kontratën e tij të mëparshme, e cila kishte një pagë prej 5 milionë euro në sezon.
27-vjeçari iu bashkua Interit për herë të parë në vitin 2019 nga klubi i tij i qytetit të lindjes, Cagliari, në huazim për 12 milionë euro me detyrimin për të blerë për 32.5 milionë euro të tjera një vit më vonë.