Allegri: Milani nuk është në nivelin e Interit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Allegri: Milani nuk është në nivelin e Interit
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se skuadra e tij nuk ka qenë në nivelin e duhur për t’iu afruar Interit në këtë fazë të sezonit, duke pranuar diferencën që është krijuar në renditje.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Udineses, Allegri theksoi se humbja ndaj Napolit ka ndikuar në gjendjen e ekipit, sidomos në ditët e para pas ndeshjes, ndërsa shtoi se skuadra po kalon një periudhë rënieje, e cila sipas tij është normale gjatë një sezoni.
“Pas humbjes në Napoli, është normale që dy ditët e para nuk ishin të lehta duke pasur parasysh se jemi distancuar nga Interi. Nuk kemi qenë mjaftueshëm të mirë për t'u afruar atyre në këtë pikë të sezonit, por nuk duhet të harrojmë se objektivi ynë është të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve”, theksoi Allegri.
Ai vuri në pah se Milani nuk ka arritur të shënojë në tri ndeshjet e fundit, duke e konsideruar këtë si një tregues të vështirësive aktuale, por u shpreh i bindur se sulmuesit do të rikthehen te golat në momentin e duhur.
Allegri theksoi gjithashtu se objektivi kryesor i skuadrës mbetet sigurimi i një vendi në Ligën e Kampionëve, ndërsa shtoi se mbështetja e tifozëve mund të luajë rol të rëndësishëm në ndeshjet e ardhshme.
KosovaPress