Pas anulimit të ndeshjes me Izraelin, Kombëtarja e Zvicrës do të luaj vetëm një ndeshje në muajin tetor në kuadër të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.
Por, tani ka probleme te Zvicra, ku pas largimit të Nico Elvedit nga grumbullimi si pasojë e një lëndimi në gju, edhe Ruben Vargas e Noah Okafor do të mungojnë gjithashtu në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, raporton KosovaPress.
Vargas mungon si pasojë e një lëndimi në muskul, ku edhe mungoi në ndeshjen e fundit të Augsburgut në Bundesliga kundër Darmstadt. Ndërkaq, sulmuesi i Milanit, Okafor do të mungojë për shkak të një lëndimi të lehtë në kokë.
Siç bëhet e ditur nga “Blick.ch”, sipas federatës, trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka reaguar menjëherë për të mbuluar mungesat e Okafor dhe Vargas.