Zveçani anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës
Lexohet për: 1 min.
flamuri Zvecan
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komuna e Zveçanit është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Në njoftimin e kësaj partie është theksuar se votimi është bërë me iniciativën e asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Zveçani është bërë komuna e katërt në veri të vendit e anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës, pasi ditë më parë të njëjtin vendim e kanë marrë Mitrovica e Veriut, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024