Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e 4 milionë udhëtarëve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
cifti
15 orë më parë
Linku u kopjua

Më shumë se katër milionë qytetarë kanë udhëtuar gjatë këtij viti përmes aeroportit ndërkombëtar "Adem Jashari".

Kryeministri Albin Kurti tha se gjatë vitit 2024 ka pasur dyfishim të numrit të pasagjerëve por edhe destinacioneve të reja për udhëtim.

"Është tejkaluar numri prej 4 milionë pasagjerëve që kanë udhëtuar nga dhe drejt Prishtinës. Në anën tjetër, në vitin 2021 numri i pasagjerëve mbi 1 milionë. Sivjet kemi më shumë se dyfishim të numrit të pasagjerëve, si dhe kemi 16 operatorë të rinj dhe destinacione të reja", tha Kurti.

Udhëtari i katër milionët kanë qenë një çift nga diaspora, Xhevdet dhe Fatime Gaxherri të cilët kanë fituar një sërë dhuratash nga aeroporti.

Lajmi në përditësim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024