Ndonëse në maj të vitit 2024 ka filluar rinovimi dhe mbindërtimi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq, ato ende nuk kanë përfunduar. Derisa qytetarët ankohen për zvarritje të punimeve, ata tregojnë se shërbimet shëndetësore detyrohen t’i marrin në Milloshevë apo Prishtinë.
Aspekti financiar, mungesa e fuqisë punëtore e kushtet klimatike po konsiderohen shkaktarët e vonesës së kryerjes së punimeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare në këtë komunë.
Ajo thotë se në mungesë të shërbimeve stomatologjike për shkak të renovimeve në QKMF i duhet të shkojë në Milloshevë apo vende të tjera.
"Shumë ngadalë. Afërsisht ka një vit që kanë filluar renovimet. Jo vetëm për mua, por për çdo qytetar ka pengesa. Lart është stomatologjia, stomatologjinë e kanë dërguar në Milloshevë. Jo të gjithë mund të shkojnë në Milloshevë... Prej që kanë filluar punimet sidomos prej se është ftohur koha punimet janë të zvarritura. S'ka punime...", shprehet Krasniqi.Ai tregon se për shkak te rinovimeve, i duhet të shkojë në Prishtinë për trajtim.
"Kërkojmë që sa më shpejtë të rinovohet kjo sepse nuk po kemi edhe ku t'i kryejmë shërbimet. Po shkojmë në Prishtinë...Po shohim që sa më shpejtë kjo të rregullohet mos të kemi punë atje, por t'i kryejmë këtu shërbimet", thotë Gjukatani.
Këto rinovime janë në kuadër të një projekti që përfshihet edhe mbindërtimi, donacion ky në vlerë 400 mijë euro nga një familje bamirëse nga Katari përmes organizatës jo qeveritare “Qëndresa Kosovare”. Derisa 110 mijë euro prej tyre janë paraparë të ndahen nga buxheti i komunës.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Sipas tij, punimet pritet të rifillojnë në dy javët e ardhshme.
Kështu thotë nënkryetari Ibush Mjekiqi, derisa potencon se u është thënë se zvarritja e punimeve është bërë “për shkak të fondeve”.
Ndërkaq, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, Haki Jashari potencon se për shkak të kushteve klimatike dhe arsyeve të tjera punimet janë ndërprerë disa herë.
Ai thotë se pritet që punimet të finalizohen në qershor apo korrik të vitit 2025.
Ndryshe nga Cakaj, në një prononcim për KosovaPress, Jashari thekson se renovimet pritet të rifillojnë në mars të këtij viti.Projekti i mbindërtimit të QKMF-së përfshinë hapësirën prej 1 mijë e 650 metra katrorë.
Ndër të tjera, drejtori i QKMF-së, Haki Jashari tregon se mesatarisht rreth 500 pacientë marrin shërbime në këtë qendër brenda 24 orëve./Z.Zeneli/