Çka ndodhi me qendrën e votimit me kusht që mbeti pa fletëvotime në Zubin Potok?
Lajme
Lexohet për: 2 min.
11111
19 orë më parë
Linku u kopjua

Qendra e votimit me kusht në Zubin Potok gjatë ditës mbeti pa fletëvotime. Për këtë problem kanë folur për KosovaPress edhe qytetarë e kryesues të asaj qendre të votimit.

Stojadin Janiçijeviq ka shprehur shqetësimin e tij, teksa ka treguar se ka pritur gjatë për votim.

“Jemi duke pritur këtu që nga ora 11:30 në korridoret, para ndërtesës, kur arritëm më në fund, nuk kishte fletëvotime, tash po presim që dikush të na thotë ku të shkojmë për të votuar, unë është dashur në Komunën e Leposaviqit të votoj, përkatësisht në fshatin Borqa, mirëpo këtu na sollën  dhe na thanë së këtu duhet”, ka thënë ai.

Lajmi i plot

Edhe Jagoda Nestoroviç ka thënë se janë në pritje të fletëvotimeve, meqë nuk po arrijnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Ne po presim fletët e votimit, nuk kanë, kanë mbetur pa to dhe nuk mund të votojmë...”, tha ajo.

Ndërkaq, Đukić Milutin, i cili është kryetar i kësaj qendre të votimit në Zubin Potok ka thënë se janë në pritje të fletëvotimeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025