Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj, ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu janë transferuar për në Hagë, nga zyret e EULEX-it, ku janë mbajtur nga dita e djeshme.
Me automjete të blinduara e autoambulancë, të njëjtit janë nisur drejt Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, për t’u transferuar në Hagë me aeroplan privat.
Kilaj, Smakaj, Fazliu dyshohet se janë intervistuar për pengim të procesit gjyqësor që po zhvillohet atje.
ZPS-ja tha se operacionet janë autorizuar “nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe janë mbështetur nga EULEX-i.Isni Kilaj ishte arrestuar për herë të parë në nëntor 2023 nën dyshimet për pengim të drejtësisë dhe u lirua me kusht në maj 2024 pasi pagoi dorëzani 30.000 euro.
Në shtator, ZPS-ja ndryshoi aktakuzën ndaj Kilaj, por nuk dha hollësi për ndryshimet e bëra.
Ky lajm është në përditësim...