Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hënën kërkesën e Alpex për fillimin e tregtimit të energjisë në kursin shqiptar. Ky proces pritet të fillojë nga 1 shkurti, që për ZRrE-në konsiderohet hap i rëndësishëm për vendin. Në mbledhjen e sotme të bordit të këtij institucioni, kryesuesi Ymer Fejzullahu tha se ky është rasti i parë i bashkimit të dy tregjeve.
Sipas tij, ky është një hap i madh dhe se shpreson se do të jetë shembull edhe për vendet tjera për bashkim të tregjeve.
Ndërkaq, Skender Muqolli nga Departamenti i Tregut në ZRrE theksoi se kërkesa e Alpex për fillimin e tregtimit i plotëson kushtet.
Në mbledhjen e bordit të ZRrE-së, Muqolli shtoi se Alpex ka përfunduar periudhën e parë të testimit për integrimin e sistemeve. /Sh.Pajaziti