Dy zonat ekonomike në komunën e Mitrovicës, Parku i Biznesit dhe Parku Industrial, shihen me rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik, sidomos për faktin se ky qytet ka qenë me papunësi shumë të madhe dhe me një varfëri të theksuar.
Rrustem Abiti, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Zhvillim Socio-Ekonomik ‘Diagrami’ në Mitrovicë, ka thënë për KosovaPress, se këto dy zona ndikojnë në zhvillimin ekonomik, jo vetëm të Mitrovicës, por edhe më gjerë.
Ai tha se këto biznese e kanë ndihmën e shtetit, sepse Ministritë e ndryshme për çdo vit ndajnë grante apo subvencione nga të cilat Kompanitë afariste që janë këtu mund të përfitojnë.
Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Mitrovicë, Elvis Feka, theksoi angazhimin e komunës në fuqizimin e këtyre zonave ekonomike, teksa përmendi potencialin e madh që kanë këto zona në zhvillimin e bizneseve dhe të ekonomisë në përgjithësi në Mitrovicë.
Në anën tjetër, Gëzim Jupolli, drejtor operativ në shtypshkronjën ‘Vip Print’ që operon në kuadër të Parkut të Biznesit në Mitrovicë, tha se Kompania në të cilën punon, është duke zhvilluar biznes mjaft të suksesshëm.
Sipas tij, këtu janë të punësuar rreth 70 punëtorë të cilët punojnë në tre ndërrime, ndërsa ofrojnë shërbime për klientë gjithandej Evropës dhe SHBA-së.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...