Marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve është aktivizuar përsëri, pas një ndërprerje mbi dy mujore.
Anija ushtarake italiane “Casiopea”, e nisur të premten nga ishulli Lampeduses, ka mbërritur këtë të martë në portin e Shëngjinit.
Anija ushtarake “Casiopea” ishte parashikuar të mbërrinte në ujerat shqiptare mëngjesin e së hënës së 27 janarit, por për shkak të një defekti që pësoi, anija shtyu lundrimin e saj për të martën e 28 janarit.
Ky është kontingjenti i tretë i emigrantëve të paligjshëm që mbërritën në Shqipëri.Mediat italiane raportuan pak ditë më parë se patrulluesi i marinës ushtarake italiane ndodhej në ujërat pranë Lampeduzës.
Më herët kryeministrja Giorga Meloni, deklaroi me vendosmëri se në janar do të rifillojnë operacionet me azilkërkuesit drejt Shëngjinit dhe Gjadrit, duke theksuar se modeli Italo-shqiptar do të funksionojë. Ashtu siç u paralajmërua, afër fundit të muajit ka rinisur transferimi i emigrantëve.
Deri sa Gjykata europiane e drejtësisë i dha të drejtë Melonit, që sipas marrëveshjes secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta.