Zogaj: Kryeministri Abdixhiku, sot prezanton projektin për Qendrën e Skijimit në Brezovicë
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës Alban Zogaj me numër 28, së bashku me kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhiku, kanë vizituar Brezovicën ku edhe kanë prezantuar projektin për Qendrën e Skijimit.
“Kryeministri Lumir Abdixhiku, do të prezantoj sot një projekt ambicioz për zhvillimin e Qendrës së Skijimit në Brezovicë, i cili synon të transformojë këtë rajon malor në një nga destinacionet kryesore për turizmin dimëror në Ballkan”, tha Zogaj.
Zogaj shtoi se ky projekt vjen si pjesë e angazhimeve të Abdixhikut për të stimuluar zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke shfrytëzuar potencialin e madh që ka sektori i turizmit dhe duke i dhënë prioritet infrastrukturës.
“Po shkojmë me Lumirin me prezantu projektin e Brezovicës. Atje do të takohemi me një pjesë të skijatorëve dhe të komunitetit të skijimit, do të jetë një ngjarje e bukur. Pas asaj në ora 6:00 do të jemi në tubimin e madh të Ferizajt”, tha Zogaj.
Artikull i sponsorizuar