Zjarri ka përfshirë edhe banesën e dytë në rrugën "Isa Kastrati" në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zjarri ka përfshirë edhe banesën e dytë në rrugën "Isa Kastrati" në Prishtinë
zjarri
27/06/2026 - 10:07
Linku u kopjua

Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, në mesin e tyre edhe një fëmijë si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer mëngjesin e së shtunës në një ndërtesë banimi në Prishtinë.

KosovaPress mëson se në mesin e të lënduarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë, të gjithë banorët tjerë janë larguar nga ndërtesa.

Ndërkohë, zjarri që përfshiu njërën nga banesat në ndërtesën e cila ndodhet në rrugën Isa Kastrati, është zgjeruar duke përfshirë edhe një banës tjetër.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Këta të fundit po mundohen ta lokalizojnë zjarrin.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 në rrugën "Isa Kastrati".

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet mjekësore.

Si pasojë e zjarrit, tre persona kanë pranuar trajtim mjekësor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026