Zjarri afër aeroportit, një person i lënduar, një objekt biznesi e disa vetura të djegura
Lexohet për: 1 min.
Digjet shtepia
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për KosovaPress se sot rreth orës 01:30, janë njoftuar për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti tha se nga zjarri në këtë rast  është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale.

“Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast  është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar  është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Ahmeti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024