Sindikata e zjarrfikësve të Kosovës në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe mos plotësimin e kërkesave, si dhe anulimit të pagesave për rrezikshmëri në punë, do të organizojë nesër një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në ora 11:00.
Në një komunikatë për media, Sindikata e zjarrfikësve ka përmendur edhe problemet e tjera me të cilat përballen si statusi juridik ende i pa zgjidhur, mos definimi i kompetencave menaxhuese mes komunave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, mos planifikimi buxhetor për zjarrfikës, kushtet e dobëta të punës, numri i pamjaftueshëm i zjarrfikësve dhe mosha mesatare.
Zjarrfikësit thonë se janë të anashkaluar dhe të trajtuar në mënyrë diskriminuese dhe se kërkesat e tyre nuk janë realizuar për mungesë buxhetore, por janë si rezultat i neglizhencës së institucioneve.