Zjarr në fabrikën e stiroporit në Mushnikovë, një punëtor kërkon ndihmë mjekësore
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zjarr në fabrikën e stiroporit në Mushnikovë, një punëtor kërkon ndihmë mjekësore
zjarr
08/04/2026 - 10:04
Linku u kopjua

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë për prodhimin e stiroporit në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, më 07.04.2026 rreth orës 03:00.

Sipas Policisë, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.

Një person, punëtor i fabrikës, ka kërkuar trajtim mjekësor për shkak të problemeve me frymëmarrjen, si pasojë e ekspozimit ndaj tymit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit janë duke vazhduar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026