Zjarr i madh, një objekt përfshihet nga flakët në afërsi të Lipjanit
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zjarr i madh, një objekt përfshihet nga flakët në afërsi të Lipjanit
zjarri-blur
15/07/2025 - 17:45
Linku u kopjua

Sot, pasdite është përfshirë nga një zjarr i madh një objekt afarist në afërsi të Lipjanit.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bënë të ditur se bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale.

Ajo tha se sot rreth orës 16:30, kanë pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale”, thotë ajo në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

Po ashtu zjarrëfikësve të Lipjanit, u kanë ardhur në ndihmë për shuarjen e zjarrit edhe Brigadat e Zjarrëfikësve nga Drenasi dhe Prishtina.

Ekipi i KosovaPress është në vendin e ngjarjes dhe do t’ju mbajë të informuar për rastin.

Lajmi në përditësim…


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026