Zjarr i madh në Viti, dëme në dyqanin e teknikës së bardhë, dyshohet nga energjia elektrike
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Zjarr i madh në Viti, dëme në dyqanin e teknikës së bardhë, dyshohet nga energjia elektrike
zjarri foto1234
22/05/2026 - 15:52
Linku u kopjua

Mesditën e sotme një zjarr i madh përfshiu një dyqan të teknikës së bardhë  në Viti, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk ka të lënduar.

Ekipi i zjarrfikësve ndërhyri menjëherë duke e shuar zjarrin.

Komandanti i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në komunën e Vitisë, Hetem Jakupi, tha për KosovaPress se ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por nuk e përjashtoi mundësinë që energjia elektrike ta ketë shkaktuar këtë zjarr të madh.

“Ka ndodhur një zjarr dhe ekipet e zjarrfikësve janë lajmëruar për këtë zjarr. Menjëherë kanë marrë masat me dy automjete fillimisht dhe pastaj kanë ardhur automjete të tjera. Ka qenë teknikë e bardhë. Nuk e dimë çmimin, se sa është vlera, por ka vlerë të madhe dhe dëm të madh….Jo për momentin shkaktarët nuk dihen, për shkak se derisa të stabilizohet dhe inspektorët e parandalimit të zjarrit me personel të tjerë e bëjnë një incizim të thellë të vendit të ngjarjes dhe dalin me pikënisjen e zjarrit dhe  shkaktarin e zjarrit… Mund të jetë energjia elektrike. Janë shume faktorë që shkaktojnë zjarrin”, tha ai.

Komandanti Jakupi tha se ky zjarr i madh kishte rrezikshmëri e lartë edhe për ekipet e zjarrfikësve.

“Për fat të mirë persona të lënduar nuk ka. Ka qenë rrezikshmëri e lartë edhe për ekipet e zjarrfikësve, por për fat të mirë nuk ka asnjë zjarrfikës të lënduar”, deklaroi ai.

Ndërsa, një nga dëshmitarët, Enver Rexhepi, tha se kishte parë tymin nga objekti dhe dyshon se shkaku mund të ketë qenë energjia elektrike.

“Punoj si berber këtu dhe kur dola e pashë tymin në të dyja anët. Se nga ka ardhur ky zjarr siç po shihet nga rryma se diçka tjerët nuk ka. Zjarrfikësit brenda pesë minutave erdhën”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes dolën edhe njësistet policore, hetues policor dhe u njoftua prokurori i Shtetit, ndërsa për të parë situatën nga afër erdhi edhe kryetari i komunës së  Vitisë, Sokol Haliti.

KosovaPress tentoi të marrë deklarata edhe nga pronarët e dyqanit, por nuk kanë dashur të flasin. /B.Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026