Në Ditën Memoriale të Policëve të Rënë në Detyrë, krerët më të lartë të institucioneve të Kosovës kanë nderuar kujtimin e policëve që kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës, duke bërë homazhe pranë Lapidarit të Policëve të Rënë në Prishtinë.
Ata thanë se republika e Kosovës është më e sigurtë se kurrë edhe fal policëve me të cilët Kosovë është krenare.
Ajo përmendi veçanërisht policët Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku, duke theksuar se ata ranë në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës.
“Në mesin e tyre janë edhe Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku, të cilët ranë duke mbrojtur integritetin territorial, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë. Sot kujtojmë se liria siguria dhe sovraniteti i shtetit tonë u ngritën edhe mbi sakrificën e policëve të rënë në detyrë të cilët dhanë gjithçka, edhe jetën e tyre për Kosovën dhe qytetarët e republikës sonë”, tha ai.Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë dëshmuar forcë dhe rezistencë gjatë viteve të fundit.
“Republika e Kosovës është më e sigurt se kurrë edhe për shkak se Policia e Kosovës është më e fortë se kurrë më parë. Në këto valë të rekrutimeve të reja janë edhe 200 policë të komunitetit serbë të cilët janë inkuadruar në policinë tonë dhe në kuadër të kësaj force e cila është e përbërë prej 10 mijë pjesëtarëve, kontribojnë që në Kosovë të sundojë ligjit, të ketë paqe dhe qetësi”, tha ai.