Zhegrova me Ferrari në stërvitje, entuziazmohen tifozët
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zhegrova me Ferrari në stërvitje, entuziazmohen tifozët
Zhegrova
10/03/2026 - 10:44
Linku u kopjua

Sulmuesi kosovar mbërriti në qendrën stërvitoren të Juventusit me “bishën” e tij, duke bërë që disa tifozë të pranishëm të ndalen për ta përshëndetur dhe për të kërkuar autografe. Zhegrova nuk i zhgënjeu ata, ai u ndal dhe u dha autografe tifozëve të “Zonjës së Vjetër”.

Edhe pse nuk ka pasur shumë minuta në fushë së fundmi me gjigantin italian, tifozët bardhezi vazhdojnë ta mbështesin futbollistin nga Kosova. Paraqitja e tij dhe sjellja miqësore me tifozët vetëm sa e rrit popullaritetin e tij në mesin e mbështetësve të klubit torinez.

Në rrjetet sociale, momenti është shpërndarë gjerësisht nga tifozët, të cilët kanë vlerësuar gjestin e Zhegrovës ndaj tyre.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026