Zhegrova iu drejtohet “Dardanëve” me një mesazh
Sport
Lexohet për: 1 min.
Zhegrova-1
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Edon Zhegrova ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës në fitoren që Kombëtarja e Kosovës e realizoi kundër Qipros me rezultat 3-0 në Ligën e Kombeve.

Me driblimet e tij, Zhegrova në disa raste detyroi kundërshtarin që të bënte ndërhyerje të palejueshme ndaj tij, derisa kjo entuziazmonte tifozët në tribuna, raporton KosovaPress.

Megjithatë, trajneri Franco Foda e largoi atë nga fusha në pjesën e dytë, pasi ai ishte i ndëshkuar me karton të verdhë dhe në momentin e zëvendësimit Zhegrova ishte i pakënaqur, por edhe në këto momente ai mori mbështetje nga tifozët dardanë në tribuna.

Duke parë këtë mbështetje, Zhegrova ka falënderuar tifozët përmes një reagimi në rrjetet sociale duke shkruar “Gjithmonë i juaji”.

Kosova do të kthehet me dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve muajin e ardhshëm ku do të ballafaqohet me Rumaninë dhe Lituaninë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024