Zgjidhet kreu i FSHF-së, Duka fiton mandatin e gjashtë si president
Lexohet për: 2 min.
6-Duka
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sot në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të vitit 2022, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë zgjedhjen e presidentit, ku është rizgjedhur Armand Duka.

Armand Duka ka fituar sot mandatin e gjashtë të tij si president i FSHF-së, ku në kandidaturën drejt këtij mandati e mposhti Suljeman Starovan dhe Driton Shakohoxhan, përcjell KosovaPress.

Shakohoxha nuk ishte i pranishëm në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së, kurse në këto zgjedhje, Duka morri 37 vota, në krahasim me Starovan që kishte vetëm dy sosh, kurse dy vota të tjera u shpallën të pavlefshme.

“Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do t’i respektoj dhe do të mundohem t’i korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës. Kam dëgjuar ofendime, por do të shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet që do të vijnë. Dëshiroj të lë pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për tu përqendruar te futbolli. Ju falënderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme”, tha Duka.

Duka është një biznesmen i njohur, i cili ka diplomuar në degën e ekonomisë në Universitetin e Tiranës, kurse ka qenë në krye të FSHF-së që nga viti 2002.

Po ashtu, Duka është edhe pjesëtarë i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që nga viti 2019.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025